Khloe Kardashian e ka thyer heshtjen e saj për të parën herë, pas vendimit për të qëndruar ende në lidhje me basketbollistin Tristan Thompson. Ky e kishte tradhtuar derisa ajo ishte shtatzënë e skandali I tradhtisë u zbulua pak para se ajo ta sillte në jetë vajzën e tyre True.
Ajo është kritikuar nga fanset e saj për këtë veprim, njërës prej të cilave Kardashian ka zgjedhur t’i përgjigjet vet në Twitter, në një koment që një përdoruese nën emrin Queen Persia kishte shkruar te Khloe.
“E adhuroj Khloe Kardashian dhe e dua atë, por jam shumë e zhgënjyer që ajo vendosi të rrijë me atë plehrën Tristan. Ajo flet tërë kohën për gra që duhet ta dinë vlerën e tyre dhe që duhet ta dinë se kur është koha për tu ndarë. Khloe është hipokrite”.
Khloe më pas i është përgjigjur: “Nuk është ashtu siç thua ti Queen Persia, ti s’e ke idenë se çfarë ndodh në shtëpinë tonë dhe për përpjekjet që duhet bërë për të bashkëjetuar”, ka thënë Khloe, duke shtuar: “Jam krenare për fuqinë time. E vlerësoj opinionin tënd dhe shpresoj që t’i mbash këto qëndrime me këdo tjetër që vendos të rrijë e të mos largohet, në situata të tilla”. /Prive.al