Ka një personalitet shumë kontravers. Gjithmonë bën deklarata që për publikun janë shokuese dhe enden për ditë të tëra në media.
E tillë ishte edhe kësaj here deklarata e këngëtarit e kantautorit shqiptar Kastro Ziso, i cili ka thënë se do ndërrojë orientim seksual për pak kohë.
Së fundmi, ai ishte i ftuar në emisionin ‘Fun Day’, ku moderatorja e pyeti Kastron nëse i kishte shkruar ndonjëherë të dashurës letra dashurie. “Pse mi ça jam unë, jam ndonjë borzilok unë? Patjetër mi”- përgjigjet ai.
“Kam bërë aq shumë këngë për femrat sa po mendoja dy vjet të bëhem gay fare. Kot, gjëndje. 2018-2020 po rri gay ca kohë, meqë është trend”, është përgjigjur Kastro me humor.