Java që lamë pas kishte pamjen e ankthit për të. Gordana e njohur si Baby G, rrëfei se shoqja e saj e ngushtë, Bleta Gashi e kishte rrahur diku në një autostradë të Zvicrës.
Këngëtarja të gjitha këto i tha nëpërmjet postimeve në Instagram ndërsa u demantua menjëherë nga Bleta e cila tha se ishte Baby G ajo që e kishte sulmuar e parë. Megjithatë në këtë mes një pikë pajtimi nuk u gjet, vetëm vajzat ranë dakord se ishin kapur për faktin se Gordana po hante në makinë.
LAJMI VAZHDON NEN KRONIKAT:
Megjithatë duket se krejt kjo histori ka kaluar pa lënë shumë gjurmë tek Baby G e cila ka ikur në Dubai për xhirimet e klipit të ri.
E madje ajo aq në humor është, sa ka bërë shaka edhe me një foto montazhë në Instagram.
Ajo ka vendosur veten në një fotografi me Justin Bieber, e montazha është aq perfekte sa duket sikur ata me të vërtetë janë takuar e fotografuar bashkë. /Prive.al