Konfirmohet edhe nga vet Morena, këngëtarja bën tatuazh emrin e të dashurit

By

Këngëtarja e modelja kosovare që bënte jetë tejet luksoze, Morena Taraku, u zhvendos nga Kosova në Turqi për një arsye shumë të fortë.

Këngëtarja e modelja la vendin për të dashurin, i cili tashmë është zbuluar.

Është Sasha Sobhani – miliarder nga Teherani i cili aktualisht po jeton në Turqi dhe këtë lidhje, e ka konfirmuar vet Morena e cila aq e dashuruar është, sa bëri tatuazh edhe emrin e tij në trupin e saj.

Prive.al, ka siguruar fotografi nga momenti kur Morena ka realizuar tatuazhin e disatë të saj, që është një dizajn me emrin ‘SASHA’, dashuria e saj e re, të cilën kësaj here ajo nuk hezitoi ta mbajë të fshehtë nga publiku. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm