Luana Vjollca e bindur: Këngët e mia, hite vere

By

Moderatore e këngëtare, dhe shumë e bindur në sukseset e saja, Luana Vjollca është e sigurt që këngët e saja të ardhshme do të jenë hite.

Luana e cila ka dhënë një intervistë për revistën online ONN, ka treguar për planet e saj rreth muzikës, duke thënë se po pret që këtë verë, këngët e saja do të pëlqehen nga audienca.

“Pres që të lansoj dy këngë shumë shpejtë dhe të dyjat janë bashkëpunime e kam prite të mëdha se do bëhen hite vere. Për momentin jam e fokusuar në muzikën time, pasi që nuk po drejtoj asnjë shfaqje televizive”, ka thënë Luana, transmeton Prive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm