Fituesja e Eurovizionit thotë se u kërcënua nga shqiptarët

By

Fituesja e Eurovizionit 2018, Netta, ka folur për herë të parë për mesazhet që ka marrë pasi doli fituese e kompeticionit.

Gjatë një interviste ajo ka thënë se nga gadishulli ballkanik ka marrë vetëm mesazhe kërcënuese dhe se nuk e kupton se pse politika duhet të ndikojë tek arti.

“Kam marrë mesazhe kërcënuese nga Shqipëria, Bosnja por edhe nga Serbia”, tha Netta.

Ajo ka rrëfyer eksperiencën e keqe që ka kaluar dhe se është mërzitur kur ka parë mesazhe kërcënuese në rrjete sociale. Netta ka thënë se më parë kishte dëgjuar fjalë të mira për ballkanin por kjo nuk I rezultoi e vërtetë, shkruan panoramaplus.

Artikuj të ngjashëm