Të hënën mbrëma, të gjitha mediat ndërkombëtare e edhe ato vendore, u pushtuan nga imazhet e yjeve që defiluan në tapetin e kuq të ngjarjes së përvitshme amerikane Met Gala.
Këtë vit, prezantimi i aktorëve e këngëtarëve me famë botërore, bëri bujë të madhe ngase ishte më interesantja e çdo here tjetër.
Meqë këtë vit tema ishte kombinimi i modës me religjionin, përkatësisht me kristianizmin, yjet befasuan me veshje kreative.
Por pak a shumë, të njëjtin shpirt krijues dhe një ide kaq interesante, kishte këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe e cila gjithmonë është vlerësuar për stilin unik dhe paraqitjet atraktive në skenë.
Me një kurorë tipike si të Rita Orës e Blake Lively, Aurela ishte martuar në vitin 2013-të dhe këtë e ka treguar përmes disa fotografive që ka postuar në Instagram vet këngëtarja. /Prive.al
https://www.instagram.com/p/BijKozkAYqG/?taken-by=aurelagaceofficial