Paraqitja e Rita Ora në programin e talentëve ‘The Voice’ UK ngriti audiencën e këtij formati.
Por tashmë rrugëtimi i edicionit të parë për Orën mori fund e tashmë kanë filluar spekulimet për edicionin e ardhshëm.
Praninë e tij në sezonin e pestë e ka konfirmuar Ricky Wilson, e ndërsa shumë shpejt pritet që Tom Jones dhe Will.I.Am ta pranojnë ofertën e ‘The Voice’.
Propozimi i është bërë edhe këngëtares Rita Ora. Mirëpo zërat thonë që këtë herë shqiptarja do ta refuzojë karrigen e jurisë, për faktin se për të parën herë në ‘The Voice’ mentorja Rita ishte e vetmja pa një kandidat në finale që e dëshpëroi shumë atë.
Kjo për faktin se këtë vit finalistat i zgjodhi publiku duke ndryshuar formulën që çdo trajner të ketë konkurent në natën e fundit.
Portali britanik Metro ka hapur një sondazh, nëse do iu mungojë Rita nëse e braktis ‘The Voice’.
Deri më tani 81% janë shprehur që ‘Po, do i mungoj’ e pjesa tjetër prej 19% janë përgjigjur që ‘Nuk do i mungoj’.
Mungesën do e ndiejnë edhe Tom Jones e Ricky Wilson të cilët kanë shprehur dëshirën të punojnë akoma me Rita Orën./Prive.al