Kanye West ka folur për problemin që e çoi në grindjen me mikun e tij më të mirë dhe bashkëpunëtorin, Jay-Z.
Reperi 40-vjeçar u martua me Kim Kardashian në vitin 2014, por Jay-Z dhe gruaja e tij Beyonce nuk ishin të pranishëm në dasmë, transmeton Klan Kosova
“U lëndova pasi ata nuk erdhën në dasmë. Unë e kuptoj se ishin duke kaluar nëpër disa gjëra, por nëse jemi familje, nuk do të humbasësh një martesë”, tha Kanye në një intervistë për IHeart Radio.
“Unë nuk po e përdor këtë intervistë për të nxjerrë ndonjë gjë negative, por duhet ta theksoj të vërtetën time”, shtoi ai.
Kanye tha se kjo gjë i përket të kaluarës dhe pranoi se nuk nuk e pyeti Jay se pse ai nuk mori pjesë në dasmë.