PSE ELVANA NUK SHOQËROHET ME KËNGËTARET E KOSOVËS?!

By

Karrierën e ka filluar me artistë nga Kosova edhe viteve të fundit kur ka arritur shumë sukesese Elvana Gjata numëron shumë këngë me reperët tonë.

Bashkëpuntorët që kujdesen për imazhin e saj janë gjithashtu nga Prishtina.

Është gjithmonë në praninë e meshkujve të ‘Threedots’ por afër saj nuk shihen femra sidomos jo këngëtare.

tuna
Elvana dhe Tuna, e publikuar me 15.12.2013

Nëse e vëzhgojnë llogarinë e saj në instagram fotografia e fundit e publikuar nga Elvana me kolege të saj është me datë 15 Dhjetor 2013 me Tunën e që nga atëherë asnjë këngëtare nuk u pa në fotografi me Gjatën, të paktën ajo nuk e ka publikuar.

Të vetmen kolege që e ka pranuar që ka dhe raporte shoqërore është këngëtarja nga Shqipëria, Besa Kokëdhima.

Por as me këtë të fundit nuk publikon fotografi shpesh. Imazhi i fundit i të dyjave bashkë që këngëtarja Gjata ka publikuar është në datën 12 nëntor 2013.

Tuna nga Shkupi e Besa nga Tirana, femra të diskografisë shqiptare nga Kosova nuk gjinden në instagramin e saj.

besa
Elvana dhe Besa, e publikuar me 12.11.2013

 

Pse kjo zgjedhje e Elvanës?!

Për çfarë arsye ajo ka zgjedhur të mos fotografohet me artistet femra nga Kosova?!

Ndoshta në një të ardhme të afërt vetë artistja flet për këtë çështje./Prive.al

Artikuj të ngjashëm