Projekti gjigant i Rita Orës: Këngë feministesh me Cardi B dhe Bebe Rexhën

By

Këngëtarja Rita Ora e ka kërkuar ndihmën e rep artistes amerikane Cardi B, për një këngë dhe video klip dedikuar vajzave, që do jetë e inspiruar tek kënga e famshme Lady Marmalade. Këngë e re do të quhet “Girls”.Cardi B joins Rita Ora's girl-power music video for new single Girls

Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, ka dashur që t’i bashkojë forcat me gratë në industrinë e muzikës për këtë projekt që do quhet thjesht “Girls”.

Rita po e realizon projektin më të madh muzikor në Londër dhe e ka bindur edhe reperen Cardi B që të jetë pjesë e klipit edhepse ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë.

Një burim i afërt me Ritën nga gazeta britanike Metro, ka thënë se Cardi B po xhiron skenat e saj në shtetet e bashkuara ndërsa Rita në Londër.

Po ashtu, siç ishte paralajmëruar edhe më herët pjesë e këngës do jenë edhe Bebe Rexha dhe Charli XCX, e xhirimet kanë filluar me 30-të Prill e kënga pritet të jetë një hit masiv. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm