Puna ndër vite u ka krijuar një komoditet financiar.
E kur kapitali është siguruar, ajo që mbetet janë investimet!
Një investim të tillë e ka përmbyllur ditën e sotme këngëtarja Shyhrete Behluli.
Ajo ka blerë një villë në kompleks rezidencial në Brezovicë dhe duket se përsa i përket pronësisë, ajo do jetë në emër të djalit të vogël, Lumit.
Ka qenë kompania ajo që e ka zbuluar lajmin përmes një postimi ku shfaqen me Shyhreten dhe bashkëshortin, Lulin teksa bëjnë pranim-dorëzimin e çelësave.
Ta gëzojë familja! /Prive.al