Ditën e sotme mbyll rrugëtimin një program i rëndësishëm në Top Channel.
‘The Voice Kids’ ka natën finale ku pritet të zgjedhet zëri i ri më i mirë i shqiptarëve.
Pas 13 javëve nëpër faza të ndryshme që u komentuan goxha e që arritën të shënojnë audiencë të kënaqshme, tre skuadrat, ajo e Miriamit, Eneda Tarifës dhe Gjokajve me nga dy konkurentë po garojnë për çmimin triumfues.
Qershia mbi tortë e mbrëmjes së sontme do jetë këngëtarja Elvana Gjata e cila do ngjitet në skenën e ‘The Voice Kids’ për të performuar hitet e saj LIVE.
Spektakël premtues duket se na pret por kurioziteti shuhet në mbrëmje. /Prive.al