Nëse jeni lindur në fund të viteve të 80-ta e fillim vitet e 90-ta, nuk ka dyshim që keni pasur një fustan të tillë.
I punuar nga materiali me kuadrate në stilin skocez, thuajse të gjitha vajzat shqiptare të asaj kohe kanë pasur një fustan asi lloji.
Ndryshe nuk është edhe këngëtarja e famshme shqiptare Rita Ora, e cila deri në moshën 2 vjeçare ka jetuar në Prishtinë.
Këngëtarja ka p[publikuar në Instagramine saj një fotografi të cilën ia ka dërguar nëna e saj, Vera Ora, ku Rita shihet në një ambient familjar e veshur me atë lloj fustani.
Madje edhe ambienti shtëpiak prapa saj, është enterier tipik i asaj kohe, përfshirë edhe lulet që kanë mbajtur nënat e gjyshet kosovare gjatë atyre viteve brenda nëpër dhoma. /Prive.al