Sapo ndodhi! Nuk ka më dilema mbi ribashkimin e Duas dhe Isaac

By

Fiks një vit më parë, portali Prive.al zbuloi ekskluzivisht se Dua Lipa dhe Isaac Carew i kishin dhënë fund lidhjes së tyre rreth dy vjeçare.

Më pas, bukuroshen e pamë në një tjetër lidhje që përfundoi shpesh dhe ka tash e një kohë që flitet mbi ribashkimin me modelin britanik.

E deri para pak minutash, provë konkrete nuk ka pasur por tashmë janë hequr gjithë dilemat.

Dua dhe Isac kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin sërish në Instagram teksa 30 vjeçari i ka lënë edhe një koment në foton e fundit Duas me figurën e një zjarri.

‘Rregullat e reja’ të Duas që i proklamon në hitin që numëron tashmë mbi një miliard shikime janë zyrtarisht të thyera. Këngëtarja, ndryshe nga ç’thotë në këngë edhe e hapi telefonin, edhe e riktheu në shtëpi të dashurin e vjetër.

Epo, urime çiftit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm