Pamja e saj prej një kukulle, nuk u pëlqye nga kritikën e gazetës së njohur britanike Mirror.
Sikurse çdo vit tjetër edhe këtë vit tapeti i kuq i BRIT Awards u mbush me yje muzike me veshje të ndryshme, ndërsa kësaj here aty po merrte pjesë edhe Dua Lipa.
Gazeta Mirror shkruan se as viti 2018-të nuk shkoi pa të famshme që shokuan me veshjen e tyre në tapetin e kuq.
Dua që ishte e nominuar për pesë çmime, kishte veshur një fustan masiv nga Giambattista Valli.
Fustani mini në pjesën e përparme me një fjongo në mes ishte i pranueshëm, mirëpo bishti i gjatë e voluminoz s’kishte të bënte me stilin e këngëtares, shkruan kjo gazetë transmeton Prive. /Prive.al