Në verën e kaluar, portali Prive.al ju njoftoi i pari mbi lidhjen e bukuroshes Franceska Jace me Andi Gecin, të birin e një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri.
Kjo u reflektua shpejt në destinacionet e reja të pushimeve e jetën luksoze.
Por, lidhja përfundoi shpejt dhe duket se Franceska, ish banorja e Big Brother 5 ka gjetur një ‘të dashur të ri’.
Fjala është për një delfin, me të cilin ajo shihet duke pozuar në fotografinë e re të postuar në rrjete sociale.
‘Përshëndeteni të dashurin tim të ri’ – shprehet në fotografi bukuroshja e cila po kalon disa ditë pushimesh në destinacionin ekzotik të Punta Canas.
Se me kë është atje kësaj rradhe, këtë s’mund ta themi me siguri. /Prive.al/