Eugent Bushpepa, ishte i pari shqiptar që mori dritën jeshile nga Festivali i RTSH për të përfaqësuar Shqipërinë në garën më të madhe të muzikës në Europë.
Pak javë më vonë, Qipro vendosi një shqiptare si reprezantuesen e tyre. Fjala është për Eleni Foureira e cila do të këndoj “Fuego”.
Teksa, pak ditë më parë Itali përzgjodhi këngëtarin Ermal Meta për të kënduar në skenën e “Eurovision”.
Mirëpo, tani është zbuluar se një tjetër këngëtar po synon të këndoj në EuroSong. Fjala është për Shpat Kasapin i cili i ka dërguar këngën e tij, seleksionuesëve të Maqedonisë për këtë kompeticion.
Mbetet të shihet nëse edhe Maqedonia, do të zgjedh një këngëtar shqiptar për ti përfaqësuar.
2018-ta, duket të jetë një nisje e mirë për artistët tanë./Prive.al