Pasi mori çmimin e MTV EMA: Këngëtari shqiptar përfundon me sukses një tjetër sfidë të rëndësishme!

By

Nuk ka dhe shumë famë në Kosovë, por në Itali është kthyer në senzacion. Fjala është për këngëtarin Ermal Meta i cili para disa muajsh mori çmimin si “Performanca më e mirë Live nga Italia” në kompeticionin e udhëhequr nga Rita Ora “MTV European Music Awards”.

Ndërsa, tani ai është duke konkuruar në festivalin më të rëndësishëm të muzikës në Itali, por jo vetëm “Sanremo”.

Dueti i tij me Fabrizio Moro-n, për këngën “Non mi avete fatto niente” u pezullua përkohësisht nga gara, pasi u akuzua për plagjiaturë, mirëpo edhe kjo sfidë u kalua me sukses pasiqë paneli gjykues vendosi që ngjajshmëria me një projekt tjetër ishte më e ulët se 33%.

Meta dhe Moro rikthehen nesër në festival./Prive.al

Artikuj të ngjashëm