Për nëntë muaj çdokush rreth saj e mbajti sekret se është në pritje të një fëmije.
Ndonëse e tërë bota po spekulonte se Kylie Jenner do të bëhen nënë për herë të parë me të dashurin Travis Scott, askush nga rrethi i saj i ngushtë nuk e tha as edhe një fjalë për këtë punë.
Miq të tillë si të bukuroshes së famshme, po do që t’i ketë edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila këtë dëshirë e ka shprehur në profilin e saj në Instagram.
“Kylie ka ca miq të vërtetë, askush nuk tha një fjalë për nëntë muaj. Këta janë tipat e miqve që më nevojiten”, ka shkruar Dafina.
Shpresojmë që miqtë e saj ta kenë marrë mesazhin! /Prive.al