Njëri ndër shqiptarët më të famshëm në botë, grimeri Mario Dedivanovic që ka punuar me fytyrat më eminente në botën e shoubizit si Kim Kardashian, Eva Longoria, Megan Fox dhe zonjën e parë të SHBA-së Melania Trump, e flet shqipen për mrekulli.
Ai është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara, përkatësisht në New York, megjithatë niveli i tij i shqipes është për lakmi.
Këtë të shtunë ai ishte mysafir i Ermal Mamaqit në emisionin e tij “Xing me Ermalin”, ku rrëfeu plot gjëra për veten, familjen dhe punën.
Ndërsa Mamaqi kishte një sfidë për Marion…
Ai duhej të përsëriste në shpejtësi shprehjen e famshme: “Kupa me kapak, kupa pa kapak” dhe për këtë u sfidua nga Ermali.
Mario nuk ia doli me sukses kësaj sfide, megjthatë krijoi një moment qesharak dhe u duk simpatik. /Prive.al