Një dhuratë ishte menduar për secilin prej pjesëmarrësve në festën e ditëlindjes së Elvana Gjatës.
CD me albumin e saj të ri në shqip, që përbën rikthimin pas dy vitesh larg në synimet për tregun ndërkombëtar u rezervua për të ftuarit e këngëtares e cila para publikut, zgjodhi rreth 100 njerëz që të jenë të parët ata që të shijojnë frytet e punës së re, me njerëz të rinjë.
E ndonëse publikimin ‘3’ e ka lidhur me datën 11 Shkurt në postimet e fundit, këngët vetëm sa kanë filluar të rrjedhin nëpër rrjete.
Ka qenë Lola Haradinaj ajo që nga vetura, teksa kthehet në Kosovë është shfaqur teksa shijon CD-në me këngë të reja, baladë.
Se si do tingëllojë ky projekt, e kemi idenë e qartë nga 15 sekondat e videos së mëposhtme. Na thoni, a po ju pëlqen?! /Prive.al/