10-të vjet martesë: Ariana publikon fotografitë nga dasma me Ermal Fejzullahun (FOTO)

By

Dyshja e famshme kosovare, ishin martuar në vitin 2008-të dhe 2018-ta shënon për ta edhe një dekadë nën kurorë.

Ermal dhe Ariana Fejzullahu ishin martuar me 19-të tetor dhe dasma e tyre kishte zgjatur tri ditë, megjithatë në mungesë të rrjeteve sociale e medieve të shkruara, ahengu s’kishte bërë bujën që një dasmë të famshmish bën sot.

Megjithatë ca kujtime nga ajo ditë e 10-të viteve më parë kanë mbetur dhe ato i mbanë Ariana.

Gruaja e këngëtarit të famshëm, ka vendosur që t’i publikojë disa nga ato imazhe në profilin e saj në Instagram, tani që ata kanë hyrë në vitin e 10-të të martesës dhe kanë tre fëmijë, Artin, Bunën dhe Erën.

Edhe aso kohe kur 10-të vjet kanë kaluar nga ajo ditë, Ariana dhe Ermali dukeshin shumë bukur dhe modernë, me Ermalin që ka dhjetëra kilogramë më pak se tash. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm