Fillimi i vitit ka nisur shumë i ngjeshur për prezantuesen Luana Vjollca.
Ndryshe prej një periudhe kur pushimet kanë qenë të gjatë për bukuroshen, kësaj rradhe ajo që e ka përshkuar është puna.
‘Shiko kush luan’ po vazhdon edhe për disa episodë të mbetur deri në nisjen e ‘Dua të të bëj të lumtur’ por Luana njëkohësisht po gjen kohë edhe për pak pushim.
Prezantuesja është arratisur për ca ditë në Milano të Italisë nga ku edhe ka postuar fotografi ku shfaqet e vetme.
Nuk dihet se kush po e shoqëron bukuroshen por besohet se ajo është vetë e dyta, me të dashurin Krenar Çoçaj. /Prive.al/