Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, tani ka edhe një nënshtetësi.
Moderatorja e njohur e televizionit publik të Kosovës RTK, tani është shtetase e Shqipërisë dhe mbanë në emrin e saj një pasaportë që është e pranuar edhe nga vendet e zonës Schengen.
Ajo tani mund ta bëjë atë që shumë kosovarë nuk munden, të udhëtojë lirshëm në disa prej vendeve të BE-së dhe në Zvicër, pasi Shqipëria ka kohë që ka fituar liberalizimin e vizave.
Këtë lajm Anita e ka dhënë përmes një fotografie në profilin e saj në Instagram, ku e ka prezantuar pasaportën e saj. /Prive.al