Familja e saj u bashkua sërish pasi qëndruan shtatë muaj të ndarë.
Reperi Big Basta, bashkëshorti i këngëtares Vesa Luma, kishte ikur me punë në Zelandë të Re ndërsa tani me të janë bashkuar edhe Vesa e Liani.
E meqë po jeton në një vend ku gjithnjë është verë, ajo po e shfrytëzon maksimalisht këtë kohë në vendin e ri të jetesës.
Këngëtarja madje përmes postimeve të saj në Story të Instagramit, ka rrëfyer se gjithnjë ka dashur të jetojë pranë detit dhe ta ketë shtëpinë afër plazhit.
Epo një ëndërr e tillë iu realizua. /Prive.al