Dafina Zeqiri la Kosovën, por para se të ikte la edhe një mesazh për fansat (FOTO)

By

Erdhi për kohë tejet të shkurtër në Kosovë, mbajti nja 3 katër Koncerte përfshirë një edhe në Tiranë dhe s’iu prit të ikte.

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri, është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka lënë edhe të dashurin e saj dominikan Rodriguez.

Dafina para se të largohej, ka shkruar në profilin e saj në Instagram një mesazh drejtuar fansave që e ndjekin në këtë rrjet social.

“Ju uroj një vit me shumë suksese, shëndet, fat dhe lumturi. Shihemi shumë shpejt me projekte të reja! Ju dua dhe shumë faleminderit”, ka shkruar ajo.

Zeqiri gjatë kohës sa qëndroi në Kosovë, ka dhënë edhe një intervistë për Prive, ku rrëfen jetën e saj në SHBA dhe se çfarë i ka munguar nga vendi i vet. /Prive.al

Intervistën mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

Artikuj të ngjashëm