Ishte Dhjetori i vitit 2016 kur në portale bëri xhiro lajmi se ish banori i Big Brother Albania 2 ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë me katër vite burg për mashtrim.
Tozaj ishte përfshirë në një skemë mashtrimi që përfshinte një rreth të gjerë të personave.
Duke shfrytëzuar afërsinë me Partinë Socialiste, ai kishte mashtruar shumë qytetarë duke ju premtuar qytetarëve kredi me norma të buta interesi nga Bashkia nën pretekstin se ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Madje ai kishte paraqitur edhe letra me nënshkrim të falsifikuar të gjoja ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Për gjithë këtë skemë, Tozaj ishte dënuar me katër vite burg.
Por, të paktën nga rrjetet sociale, merret vesh se ai po shijon lirinë të paktën nga Nëntori i 2017-tës. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në këtë mes mirëpo ajo që ka qenë e dukshme vizualisht është ndryshimi i madh në dukje për Eltonin i cili gjatë një viti e pak në mbajtje fillimisht, e pastaj me shqiptim të dënimit ka humbur shumë peshë duke mos u njohur nga Eltoni i Big Brother që mbajnë mend ata që e ndoqën vite më parë spektaklin.
Fotot e mëposhtme flasin vetë./Prive.al/