1 janari jo vetëm i Ledrit, pas pak kënga e re e Capital T!

By

Minutin e parë të 2018-tës e rezervoi Ledri Vula duke publikuar projektin e tij më të ri ‘1 janari’. Mirëpo, ky videoklip nuk do të jetë i vetmi që do të jetë i lançuar në ditën e parë të vitit.

Pak minuta më parë, reperi Capital T ka paralajmëruar spotin e ri që do të mbaj emrin ‘Kujna pi han’.

Artisti ka zbuluar edhe orën, përkatësisht në 17:00 kanalit të Kapos në YouTube i shtohet kënga e re.

2017-ta ishte një ndër vitet më të suksesshme të Capital T, e mesa duket me të njëjtën tempo ndoshta dhe më e fuqishme do jetë edhe 2018-ta./Prive.al

Artikuj të ngjashëm