Emri që këngëtarja Arta Bajrami ka zgjedhur për fëmijën e saj të tretë, është thuajse i padëgjuar më herët.
Është emër i veçantë vajzash dhe shumë internacional, e Arta Bajrami e zgjodhi për të bijën duke u bazuar ndoshta te dikush tjetër.
Fjala është për mbesën e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, Elektrën.
Të njëjtin emër edhe Bajrami i vuri vajzës e edhepse tingëllon ndryshe, kjo ide i ka rënë një tjetër të famshmeje shqiptarë në mend më herët.
Gjithsesi, Elektra tingëllon bukur dhe si një emër i fuqishëm, e shpresojmë që të dy Elektrat e vogla t’i japin kuptim këtij emri.
Arta Bajrami dhe bashkëshorti i saj Xhimi Sekiraqa, këtë të enjte janë bërë prindër të një tjetër vajze dhe njoftimin për këtë e ka bërë Don Arbas, vëllai i këngëtares në profilin e tij në Facebook. /Prive.al