Mediat shkruajtën se ai është në lidhje dashurie me një bukuroshe që mbanë titullin e Miss Albania 2017-të.
Klaudia Kela modelja nga Shqipëria, e cila shpesh herë është përfolur për jetën e saj private për shkak të “një lidhje të mundshme” me reperin Noizy, është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të një postimi që ka bërë kohëve të fundit.
“Miss Albania 2017”, postoi në Instastory-n e saj këngën e fundit të Skerdit, që mban titullin “Tradhtare” me përshkrimin “Mosprezenca nuk quhet tradhti”, madje edhe e etikoi këngëtarin.
Klaudia ka lënë edhe më shumë dyshime për shkak se nuk dihet kujt në të vërtetë ia dedikoi këtë vargje.
Mirëpo gjatë një interviste për Wazzup në Klan Kosova me nikoqir Enur Pakashticën, Skerdi ka deklaruar se nuk është në një lidhje romantike me bukuroshen dhe se ajo ka shkruar në Instagram, mirëpo ata të dy nuk janë takuar asnjëherë të vetme.
Por, kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë kontaktuar me njëri tjetrin në rrjetet sociale!