Flori dhe Shkurta po vijnë me këngën e re më shpejt nga ç’pritej

By

Ashtu siç kishte paralajmëruar Prive kohë më parë, Flori Mumajesi dhe Shkurte Gashi po vijnë me një tjetër duet.

Pas këngës ‘Tu Luta’ e cila rezultoi sukses absolut me miliona klikime, dyshja kanë bashkuar sërish forcat në një projekt me titull ‘Sikur dje’.

Ky projekt muzikor si tematikë është ideuar nga Shkurta kurse në muzikë dhe tekst është punuar tërësisht nga Flori Mumajesi.

Për fansat, gati do jetë në ora 17:00 kur edhe do të publikohet në Youtube.

Mbetet të shihet në pak orë se si do të pritet ky projekt muzikor… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm