Ka muaj të tërë që mediat po zvarriteshin ta kuptonin të vërtetën rreth shtatzënisë së saj.
Por bukuroshja Khloe Kardashian, nuk e konfirmoi asnjëherë se po pret një bebe deri në këtë moment. Më në fund, ajo e ka pohuar se është shtatzënë me të dashurin e saj Tristan Thompson.
Ylli reality TV, ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram një fotografi të barkut të saj, dhe që të dy edhe Tristani dhe Khloe po e mbanin barkun me dorë.
“Ëndrra ime më e madhe u realizua. Ne do të kemi një bebe. Kam pritur gjatë, por Zoti kishte një plan për mua tërë kohën. Ai e dinte se çfarë po bënte. Thjesht më duhet të besoja në të dhe të kisha durim”, ka shkruar Khloe na përshkrimin e fotografisë.
“Tristan të faleminderit që më do në mënyrën tënde. Faleminderit që më trajton si mbretëreshë dhe të faleminderit që më bën të ndjehem e bukur në të gjitha fazat. Tristan, mbi të gjitha, faleminderit që më bëre një nënë”, ka shkruar ajo. /Prive.al