Lidhja e re! Majki dhe e dashura tash e një kohë kanë… (FOTO)

By

Se Majk mund të mos jetë më vetëm pas ndarjes nga Majlinda dyshojmë tash e një kohë.

Vetë këngëtari i njohur pranoi për Prive në Tetor se mund ‘të ketë diçka të re’ teksa fotot që Prive i siguroi dhanë vulën.

As nëpër kafiteritë e Prishtinës e as në ato të Tiranës por në mes të Selanikut të Greqisë, Majk u pa vetë i dyti në fotot e siguruara nga Prive.al në festimet e ditëlindjes.

 

E mediat online sot janë marrë sërish me identitetin e vajzës me të cilën supozohet të jetë në lidhje Majk.

E përkundër se është parë vazhdimisht krah saj, Majki mohoi lidhjen, sipas të gjitha gjasave për të tentuar ta mbajë atë më private.

Por, duket se gjërat janë goxha serioze për këngëtarin.

Nga burime pranë dyshes, Prive.al tash e një kohë përflitet edhe për një bashkëjetesë mes dyshes në banesën e re të Majkit, e cila fillimisht u mendua se do jetë strehë e bashkëjetesës së tij me Majlindën.

Ju shkoftë mbarë! Kaq mund të themi për momentin! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm