Nuk është e rrallë ajo drama familjare ku nëna nuk e do aspak të dashurin e së bijës.
E kush do e mendonte se kjo do i ndodhte edhe këngëtares së famshme Selena Gomez?
Djalin që ka zemrën e mijëra vajzave të botës, apo s’po e pëlqyeka fare?
Justin Bieber, raportohet të mos e ketë aspak simpatinë e vjehrrës së tij, dhe në mediat ndërkombëtare po shkruhet se në momentin që e mori vesh nëna e Selena Gomez se ajo i është rikthyer lidhjes me të, u hospitalizua.
Selena ka pasur një diskutim të ashpër me nënën e saj, gjë që e bëri atë të bëhet për spital.
Sipas TMZ-së, nëna e Selena Gomez nuk do e falë atë asnjëherë dhe s’do e pranojë si të dashurin e vajzës, për ndarjen që u shkaktoi shumë komplikime në vitin 2015-të. /Prive.al