Këngëtarja Shkenda Dubova, iu kthye sërish muzikës. Dubova që kishte pak kohë pa publikuar ndonjë këngë të re, është angazhuar për realizimin e saj.
Ajo e ka paralajmëruar këngën e re e po ashtu e ka treguar edhe titullin e saj.
Duke dhënë me mbishkrim në Instagram atë thënien e famshme “comming soon”, Shkenda e ka vulosur lajmin se kënga është gati.
“Shijen, shijen ma le”, do quhet kënga, ndërsa në klip mund të presim një Shkendë super seksi, siç ajo di të jetë gjithmonë. /Prive.al