Dy kampione festivalesh për herë të parë kundër njëra-tjetrës: Samanta apo Elhaida?!

By

Aftësitë vokale të Samanta Karavellës dhe Elhaida Danit nuk lënë vend për komentim pasiqë të dy artistet kanë dalë nga talent shoë dhe nuk e kanë aspak problem interpretimin Live e këtë e kanë dëshmuar.

Por, një tjetër e përbashkët e tyre është se që të dy artistet janë kampione festivalesh, e që të dyja kanë fituar Top Fest në edicione të veçanta.

Por, këtë vit për të parën herë janë kundër njëra-tjetrës në njëjtin festival. Elhaida është prezantuar me ‘E ngrirë’ para tre javëve, teksa një javë më pas është publikuar edhe ‘Humbur’ nga Samanta.

Komentet janë të shumta që njëra nga këto dy projekte do të shpallet fituese e festivalit. Gjithçka varet nga votat e kolegëve të tyre, por publiku mes ‘E ngrirë’ dhe ‘Humbur’ zgjedh Samantën bazuar në klikimet që kanë në këngët përkatëse.

“E ngrirë” nga 19 nëntori kur është publikuar ka 500 mijë shikime teksa ‘Humbur’ nga 27 nëntori deri sot ka 700 mijë klikime.

Të shtunën në darkë kuptohet nëse Samanta, Elhaida apo dikush tjetër shpallet fitues i Kënga Magjike 2017./Prive.al

Artikuj të ngjashëm