Miss Universe 2017 tashmë është kthyer në histori pasiqë përfundoi e Kosova nuk mori pjesë për shkak të mungesës së fondeve.
Por, kur jemi në këtë periudhë kurorash, një tjetër ish Miss Kosova tashmë këngëtare ka kërkuar një kurorë.
Në llogarinë e saj në Instagram, Morena Taraku ka shkruar: “Kam nevojë për një tjetër kurorë”.
Por, për cilën kurorë bëhet fjalë nuk ka dhënë ndonjë sqarim shtesë. Në anën tjetër Taraku vetes i referohet si King MT, thënë në shqip Mbreti Morena Taraku./Prive.al