Moment shumë i bukur: Emina shtatzënë, kështu reagon vajza e saj e vogël!

By

Modelja e famshme shqiptare Emina Çunmulaj po pret për fëmijën e saj të dytë që t’i vijë në jetë.

Çunmulaj që ka rreth tri vjet që është martuar e nga martesa me milionerin izraelit Sam Nazarian ka Ellan, vajzën 2 vjeçare, dy ditë më parë dha lajmin se është në pritje të ëmbël dhe se familja e saj po shtohet.

E për këtë është gëzuar edhe vogëlushja Ella, që me entuziazëm po e pret vëllain apo motrën t’i vijë në jetë.

Pasi Emina e fshehu barkun për disa javë, tani po e tregon haptazi e madje në një video të realizuar në shtëpi me të bijën e saj Ellën, ajo e ka zbuluar tërësisht barkun e rrumbullakët.

Ndërsa, Ella i jep një puthje barkut të nënës së saj, duke e ditur saktë se aty brenda ka një bebe që do vijë në jetë dhe me të cilën vogëlushja do të ndajë gjithçka. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm