Prezantuesi kontravers, Arian Çani, në mos jo me mysafirë, sonte është kujdesur të tërheqë vëmendjen vetë.
Gazetari i cili njihet për imazhin e tij, uniform të cilit i qëndron besnik për vite të tëra, ka habitur sonte me ndryshimin në pamje.
Ai ka lëshuar mustaqet dhe për t’i shtuar suspansë këtij zhvillimi, ka lënë mundësinë të aludohet për arsyet.
Pyetja u postua edhe në Facebook-un e emisionit “Zonë e lirë”, ku ndjekësit nxituan të jepnin mendimin e tyre.
Po ju, pse mendoni që mund ta ketë bërë një gjë të tillë prezantuesi i cili shpesh krijon polemika me qeverinë?! /Prive.al/