Këtë e bën Bebe për Rita Orën (VIDEO)

By

I përfolur prej shumë kohësh, një duet mes yjeve shqiptarë në arenën ndërkombëtare u konfirmua së fundmi.

Rita Ora dhe Bebe Rexha, në bashkëpunim me të paktën një artiste, Charlie XCX pritet të pushtojnë top listat me bashkëpunimin e tyre të zhanrit pop.

E deri në atë moment, duket se vajzat vetëm sa do trashin miqësinë.

Dikur të përfolura për relacione aspak të mira, Bebe dhe Rita po përkrahin njëra tjetrën sic nuk kanë bërë kurrë.

Bebe, para pak minutash ka postuar një sekuencë të Ritës, për të ilustruar suksesin e Orës me këngën ‘Anywhere’.

‘Vajza ime, Rita Ora, gati e para në Mbretëri të bashkuar. Përkrahje për ‘Anywhere’ – ka qenë mbishkrimi në postimin e bërë.

Kështu i pafshim gjithmonë! /Prive.al/

My girl @Ritaora Almost #1 record in the UK. #AnyWhere Support!!! ??

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Artikuj të ngjashëm