Shtoi 37 kilogramë gjatë shtatzënisë, Adelina Ismaili e zbulon si erdhi në formë!

By

Ylli i muzikës shqiptare që gjatë tërë jetës u shqua për forma fantastika, nuk iu shpëtoi dot kilogramëve të tepërt të shtatzënisë.

Këngëtarja Adelina Ismaili, që para 10-të muajsh u bë nënë, në një intervistë për Thumb në Shqipëri, ka zbuluar se gjatë kohës sa ishte shtatzënë kishte shtuar 37 kilogramë.

Mirëpo, për një kohë shumë të shkurtër, ajo ia kishte arritur që t’i hiqte të gjitha duke u rikthyer në formën e mëparshme.

Ismaili ka thënë se i ka larguar kilogramët me dietë dhe me sport, ndërsa pas muajit të katërt, kur Uliksi i biri i saj kishte filluar të rritej, është ai që e ka munduar mjaftueshëm sa t’i heqë edhe ato pak kilogramë të tepërt që i kishin mbetur në trup. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm