Ai është favoriti i të gjitha vajzave të botës.
Është njeriu që të ën ëndrrat realitet duke realizuar veshjet më të bukura që të kapin sytë. Ai është Olivier Rousteing, drejtori kreativ i markës së famshme botërore Balmain.
Olivier është francezi që erdhi në krye të kësaj shtëpie gjigante mode, që në moshën 25 vjeçare dhe që atëherë, ka marrë zemrën e mijëra grave e burrave me koleksionet e tij, ndërsa është iku i të gjitha vajzave të famshme e që vendosin trend në botë, që nga Rihanna e deri te motrat Kardashian e Jenner.
Por Olivier, një njeri kaq i shquar në botën e modës, ia ka falë zemrën këngës së re të Dua Lipës.
Dizajneri ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, ku shihet duke dëgjuar melodinë e vargjet e “New Rules” të Duas.
Ndërsa, komenti që ka dhënë për këngën është ky: “E dua këtë këngë”.
“New Rules” e Dua Lipës ishte suksesi më i madh i ndonjë artisti kohëve të fundit. Lipa me prejardhje nga Prishtina, arriti klasifikime të larta në Britani të Madhe me këtë projekt e po ashtu, mbi 683 milionë klikime në Youtube. /Prive.al