Mimoza Shkodra publikon “Kafe e llokum”, këngë e inspiruar nga dashuria (VIDEO)

By

Mimoza Shkodrën e mbajmë në mend duke i kënduar thuajse gjithmonë vuajtjes.

Por që kur ia ndjeu lezetin dashurisë e pas fejesës me Seldi Qalliun, Mimoza i ka rënë shqelm të kënduarit për vuajtjet e zemrës.

Këngëtarja që muajin e kaluar u fejua me kolegun e saj e edhe solli një duet me të, tani ka ardhur solo.

“Kafe e llokum”, quhet kënga e saj e re dhe nga titulli as nëpërmend nuk të shkon se i kushtohet dashurisë.

Mirëpo, këtë herë ajo i këndon lumturisë dhe një harmonie në çift. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm