Karriera e saj në muzikë shpesh është sinonim i LDK-së.
Këngëtarja Adelina Ismaili ndër vite, që prej fillimit ka qenë një aktiviste e devotshme e Lidhjes duke pasur përkrahje të pakusht për Presidentin e ndjerë, Dr. Ibrahim Rugovën.
E gjatë gjithë kësaj periudhe, është krijuar përshtypja se Ismaili nuk e ka mirë me PDK-në.
Sidoqoftë, nëse mund të ketë pasur diçka në të kaluarën, ajo që mund të thuhet sigurtë është se raportet tashmë janë miqësore.
Sonte, Adelina ka postuar një fotografi me deputeten e PDK-së, Blerta Deliun të cilën e ka mikeshë të ngushtë.
‘Disa njerëz na bëjnë të qeshim më shumë, të buzëqeshim më ndritshëm dhe të kemi jetën pak më të mirë. Blerta ime e bukur’ – ka qenë mbishkrimi në fotografinë e postuar ku dyshja shfaqen tejet të hareshme. /Prive.al/