Përveç aktrimit Teuta Krasniqin shpesh herë jemi mësuar ta shohim në rolin e
moderatores. Ajo madje ka qenë edhe autore dhe prezantuese e shumë
emisioneve televizive ndër vite.
E filloi me “Lidhja mes nesh”, pas tij u paraqit edhe me shumë projekte tjera
televizive ndërsa i fundit mbetet “Mes Nesh” një projekt i ri në koncept
pavarësisht emrit.
Ndonëse kishte gati një vit prej se aktorja Krasniqi nuk ishte aktive me këtë pjesë,
ajo shumë shpejt do ti rikthehet ekranit. Por ndryshe nga emisionet paraprake,
kësaj radhe Teuta po punon në një emision për fëmijë.
Gjithçka do të realizohet me fëmijët e Istar njëherit shkollës së saj përmes së cilës ofron kurse të ndryshme për fëmijë. Natyrisht se do të ketë edhe befasi të tjera brenda këtij emisioni por që të gjitha do të zbulohen me kohë. /Prive.al/