Fillon numërimi prapa: Noizy ft Ledri është gati

By

Është përfol goxha shumë për një bashkëpunim mes Ledrit e Noizyt, madje këto informacione edhe janë konfirmuar.

Pavarësisht kësaj, dueti nuk u publikua akoma por mesa duket ka filluar numërimi prapa.

Postimet e fundit në Instagram nga reperët janë të ndërlidhura, gjë që jep sinjalin se kënga pritet të publikohet nga momenti në moment.

‘Deri dje, deri dje’ ka shkruar Ledri, e Noizy në imazhin e tij ka lënë shkrimin ‘Deri sot, deri sot’.

Të dyja fotografitë janë pëlqyer nga njëri-tjetri, e gjë që tashmë rrit pritjen e projektit të shumë përmendur, Noizy ft Ledri./Prive.al

Artikuj të ngjashëm